Irani dënoi me vdekje një burrë për spiunazh për Britaninë e Madhe - NACIONALE

Irani dënoi me vdekje një burrë për spiunazh për Britaninë e Madhe

3 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Një gjykatë iraniane ka dënuar me vdekje një shtetas britaniko-iranian, pasi e ka shpallur fajtor për spiunim për Britaninë e Madhe, tha sot organi gjyqësor, duke zemëruar Londrën, e cila ka kërkuar që vendimi të mos zbatohet. “Alireza Akbari u dënua me vdekje për korrupsion dhe rrezikim të sigurisë së brendshme dhe të jashtme të vendit duke përcjellë informacione”.

Sekretari i Jashtëm britanik, James Cleverly, reagoi ashpër në Twitter: Irani duhet të ndalojë ekzekutimin e shtetasit britaniko-iranian Alirez Akbari dhe ta lirojë menjëherë.

"Është një akt i motivuar politikisht nga një regjim barbar që përçmon plotësisht jetën njerëzore", thuhet tutje në reagimin e sekretarit Cleverly.

"Ai ishte kryespiun"

Një medium i huaj nuk e ka specifikuar datën e arrestimit dhe dënimit, gjë që u konfirmua nga Gjykata e Lartë. Agjencia nuk ka thënë asgjë për pozicionin e mbajtur nga i dënuari. Por ajo deklaron, duke cituar një deklaratë të Ministrisë së Informacionit, se Akbari ishte "kryespiun" i "shërbimit sekret inteligjent" britanik për shkak të "rëndësisë së pozicionit të tij".

Ai i ka përcjellë atij shërbimi “informacione të rëndësishme”, tha i njëjti burim.

Në fillim të dhjetorit, katër iranianë u ekzekutuan pasi u dënuan me vdekje për "bashkëpunim" me Izraelin, armikun e betuar të Republikës Islamike. Lidhjet mes Teheranit dhe Londrës janë tensionuar vitet e fundit për shkak të arrestimit të disa personave me shtetësi të dyfishtë iraniane-britanike. /Nacionale/

Lajme të ngjashme