Inteligjenca ukrainase: Komandanti i Brigadës Ruse refuzon zbatimin e urdhrit për të vazhduar operacionin - NACIONALE

Inteligjenca ukrainase: Komandanti i Brigadës Ruse refuzon zbatimin e urdhrit për të vazhduar operacionin

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kreu i Qendrës për Reformat e Mbrojtjes ukrainase, Aleksander Danilyuk ka thenë se si rezultat i humbjeve të mëdha të brigadës së Forcave Speciale ruse në periferi te qytetit Kharkiv, komandanti i brigadës ruse, kolonel Bushuev, refuzoi të zbatonte urdhrin për të vazhduar operacionin.

"Sipas inteligjencës ukrainase, forcat speciale të armatosura Ruse “Pskov”, gjatë luftimeve në drejtimin e Kharkiv, kanë pësuar humbje të mëdha ku mbi 30 persona kanë mbetur të vdekur, 26 të plagosur dhe më shumë se 50 të tjerë janë zhdukur si dhe 7 janë dorëzuar." tha ai.

“Që më 15 mars 2022, 8 ushtarakë u vranë dhe 8 u plagosën në një disfatë artilerie në postin e tyre komandues në 22 brigada të veçanta të forcave speciale të Forcave të Armatosura Ruse”, përfundoi Danilyuk.

Koloneli rus pas mos zbatimit të urdhrave ka renë në konflikt me komandën e Ushtrisë Ruse ku si pasojë është pezulluar nga detyra.

Lajme të ngjashme