Hezbollahu vret me dron në Izrael rezervistin Alexander Glovanyov - NACIONALE

Hezbollahu vret me dron në Izrael rezervistin Alexander Glovanyov

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Një rezervist i ushtrisë izraelit u vra nga një sulm me dron i Hezbollahut në pjesën veriore të Izraelit, njoftuan të hënën Forcat e Mbrojtjes të Izraelit.

Ushtari i vrarë u identifikua si Alexander Glovanyov, 47 vjeç, vozitës në Batalionin 6924 në Qendrën e Transportit, shkruan gazeta “The Times of Israel”.

Sulmi ndodhi të dielën rreth orës 16:00, kur disa dronë të ngarkuar me lëndë shpërthyese e të lëshuar nga Hezbollahu ranë në territorin e Izraelit, afër Manaras, afër kufirit me Libanin. Njëri nga dronët e la të vrarë Globanyovin, sipas një hetimi të ushtrisë izraelite.

Ai ka lënë pas vetes bashkëshorten, një djalë 15-vjeçar dhe të bijën 8-muajshe.

Nëna e tij, Flora, tha se Glovanyovi gjithmonë mundohej që ta siguronte se ishte i sigurt.

“Folëm pardje për herë të fundit. Isha e frikësuar për atë që ishte duke ndodhur në veri. E telefonova dhe gjithmonë më thoshte: gjithçka është në rregull. Deri dje ishte në rregull. Alexander ishte person i mirë. Ishte djali im i vetëm. Tani nuk kam askënd” – tha ajo.

Glovanyaovi është ushtari i pestë izraelit që vritet në zonën kufitare mes dy vendeve gjatë armëpushimit.

Tre ushtarë izraelitë u lënduan lehtë në njërin nga sulmet me dronë që u kryen nga Hezbollahu në jug të Libanit të hënën, tha ushtria izraelite. Ushtarët u dërguan në spital dhe familjet e tyre u njoftuan.

Ushtria izraelite tha se një helikopter i Forcës Ajrore, që ishte dislokuar për evakuimin e ushtarëve të plagosur nga sulmi me dron i Hezbollahut, mbeti i ngujuar për shkak të një problemi teknik. Një helikopter tjetër më pas u dërgua atje për t’i marrë tre ushtarët e plagosur./Nacionale

Lajme të ngjashme