Harta tregon vendin se ku ndodhën sulmet e raportuara ruse në Poloni
Pas raketave që goditën një fshat polak dhe që mendohet se janë raketa ruse, kanë mbetur dy të vrarë.
Më poshtë është një hartë e vendit ku ndodhën sulmet e raportuara, duke goditur fshatin polak Przewodow në anën lindore të vendit.

Kujtojmë se në fshatin Przewodow në anën polake të kufirit polako-ukrainas, pasdite ka ndodhur një shpërthim dhe sipas informacioneve fillestare dy persona kanë mbetur të vdekur. Portalet polake shkruajnë se ushtria dhe policia ndodhen në vendngjarje, por ende nuk dihet shkaku i shpërthimit. Radio Lublin thotë se dy persona kanë vdekur. Ngjarja ka ndodhur në orën 15:40, shkruan The Guardian.