Gruaja boshnjake varros kafkën e djalit të saj në memorialin e Srebrenicës - NACIONALE

Gruaja boshnjake varros kafkën e djalit të saj në memorialin e Srebrenicës

4 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Sot shënohet 27 vjetori i masakrës së Srebrenicës, një masakër e konsideruar si më e madhja pas Luftës së Dytë Botërore, e që tronditi botën.

Më 11 korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës hynë në qytetin e Srebrenicës, dhe ekzekutuan mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë në ditët që pasuan.

Këto vrasje ishin të planifikuara dhe ushtria serbe ka bërë përpjekje të konsiderueshme për të fshehur gjurmët. Ndërsa vrasjet kanë ndodhur për pak ditë, procesi i gjetjes së trupave ka marrë vite dhe identifikimi dhe varrimi i tyre vazhdon ende sot e asaj dite.

Lufta në Bosnjë kishte shpërthyer në prill 1992. Ushtria e serbëve të Bosnjës përparoi deri në lindje. Srebrenica, një qytet me 36 mijë banorë, ku myslimanët përbënin 75% të popullsisë, u mor nën kontrollin e trupave serbe por myslimanët e rimorën kontrollin e tij pas disa javësh.

Presidenti atëhershëm Serbo-boshnjak, Radovan Karadzic, urdhëroi që Srebrenica dhe Zepa të izoloheshin krejtësisht dhe që autokolonat e ndihmave të mos dërgoheshin më atje.

Më 9 korrik 1995, Karadziç lëshoi një urdhër të ri për të pushtuar Srebrenicën. Trupat rrethuan enklavën dhe sulmuan paqeruajtësit holandezë duke marrë 30 prej tyre peng.

Më 10 korrik serbët bombarduar Srebrenicën, ndërsa forcat holandeze, kërcënuan që nëse nuk tërhiqeshin deri të nesërmen, trupat e NATO-s do të fillonin ofensivën ushtarake ajrore.

Në vitin 2004, gjykata e Kombeve të Bashkuara që ka trajtuar krimet në ish-Jugosllavi, i ka quajtur vrasjet në Srebrenicë si gjenocid.

Suhra Maliq ka varrosur kafkën e djalit të saj të zbuluar së fundmi në memorialin kombëtar të Potocarit për viktimat e masakrës së Srebrenicës në 27 vjetorin e gjenocidit.

86-vjeçari humbi dy djem në Srebrenicë, ku forcat serbe të Bosnjës vranë më shumë se 8,000 burra dhe djem myslimanë boshnjakë më 1995.

86-vjeçarja Suhra Maliq humbi dy djem në masakër, Fuadin, i cili ishte 36 vjeç dhe Suadin, i cili ishte 34.

Trupat e tyre jo të plotë u gjetën në një varr masiv. Maliq i varrosi në vitin 2011. Kohët e fundit u zbulua kafka e Fuadit, e cila u varros nga nëna e tij.

Maliq humbi 20 të afërm të ngushtë gjatë luftës në Bosnjë të viteve 1992-1995. Pas 27 vitesh keqardhje, Maliq ende shpreson të shohë vrasësit e djemve të saj të sillen para drejtësisë. /Nacionale/

Lajme të ngjashme