“Goditje” e re për Rusinë, ndalohen furnizimet me Viagra
Ministria e Industrisë dhe Tregtisë ruse ka njoftuar se, korporata globale amerikane farmaceutike dhe e kujdesit shëndetësor Viatris, pronari i markës së pilulës për mosfunksionim erektil, ka ndaluar furnizimet në Rusi.
Sipas raporteve, Rusia është njoftuar për vendimin e kompanisë farmaceutike për të pezulluar furnizimet vitin e kaluar, pas pushtimit të Ukrainës.
"Viatris LLC na informoi për pezullimin e furnizimit të ilaçit Viagra në formën e dozimit të një tablete," - ka njoftuar ministria Ruse e Industrisë dhe Tregtisë, duke u zotuar se menjëherë do të sigurojë prodhimin vendas të barnave për burrat e vendit me të njëjtin 'përbërës aktiv'.
Ndërkohë, edhe ministria ruse e Shëndetësisë ka pohuar gjithashtu se nuk kishin mbaruar rezervat e kësaj tablete në farmaci.
Sipas Interfax, përpara ndalimit të Viagrës, kompanitë ruse që prodhojnë barna me rëndësi mashkullore me sildenafil - emri jo i markës për pilulën - kanë rritur prodhimin me 11 për qind midis janarit dhe shtatorit 2022. Ndërsa shitjet e këtij ilaçi ishin rritur për 15 për qind.
Një koment mbi lajmin për furnizimin e pezulluar thoshte: "Kjo është një goditje poshtë brezit nga Perëndimi kundër Putinit dhe burrave rusë".
Ndërkohë, në një raport tremujor në shtator, Viatris ka thënë se: "Konflikti i vazhdueshëm midis Rusisë dhe Ukrainës nuk pati një ndikim material në biznesin tonë pasi të ardhurat totale të kombinuara për të dy vendet ishin afërsisht një përqind e të ardhurave totale të konsoliduara".

