Ushtria e Ukrainës thotë se ka rrëzuar balonat ruse mbi Kiev
Gjashtë balona ruse u vunë re mbi Kiev dhe shumica e tyre u rrëzuan nga mbrojtja kundërajrore, njoftoi administrata ushtarake e kryeqytetit ukrainas. Administrata ushtarake thotë se balonat mund të mbanin projektorë dhe pajisje zbulimi, por nuk specifikoi se kur fluturuan mbi kryeqytet, megjithëse një alarm për kërcënimin ajror u lëshua në Kiev të mërkurën.
“Sipas informacioneve që tani po sqarohen, bëhej fjalë për balona që lëviznin nën ndikimin e erës”, shkruan administrata ushtarake në Telegram. “Qëllimi i lëshimit të balonës ishte ndoshta të zbulonte dhe të shteronte mbrojtjen tonë kundërajrore”, thuhet në shkrimin administratës.
Rusia pa koment
Pak para këtij njoftimi, zëdhënësi i Forcave Ajrore të Ukrainës, Yuriy Ikhnat tha se Rusia mund të përdorë balona për të ruajtur rezervat e saj të dronëve të zbulimit. "Dronët e zbulimit si Orlan-10 po përdoren më me kursim tani, kështu që (rusët) menduan, 'Pse të mos i përdorin këto balona?' Kështu që ata i përdorin ato”, tha Ikhnat për televizionin ukrainas.
Ai më vonë konfirmoi se sirenat e sulmit ajror kishin rënë në kryeqytet të mërkurën për shkak të balonave. Rusia nuk ka komentuar mbi akuzat për balonat mbi Kiev. /Nacionale/