Gjysma e një qyteti rus pa energji elektrike, sulmohet nga ukrainasit? - NACIONALE

Gjysma e një qyteti rus pa energji elektrike, sulmohet nga ukrainasit?

4 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Këtë mëngjes, Christo Grozev, një gazetar investigativ për faqen e mirënjohur të inteligjencës me burim të hapur, Bellingcat, publikoi një video që ai thotë se tregon qytetin rus të Belgorod, i cili ndodhet përgjatë kufirit me Ukrainën.

Grozev shkruan se "gjysma e qytetit mbeti pa energji elektrike" pas, siç shprehet ai, "ajo që duket të jetë një sulm ukrainas në një stacion të shpërndarjes së energjisë".

Qyteti i Belgorodit ka qenë objektiv i sulmeve që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, kujton Sky News.

Informacioni për sulmin e ri ukrainas në Belgorod mbërrin në mes të kundërsulmit ukrainas në lindje të vendit. /Nacionale/

Lajme të ngjashme