Gjermania regjistron rritjen më të madhe të popullsisë që nga 1992, shkak refugjatët ukrainas - NACIONALE

Gjermania regjistron rritjen më të madhe të popullsisë që nga 1992, shkak refugjatët ukrainas

1 vit më parë

nga Miranda Shala

Autoritetet gjermane kanë thënë se popullsia e vendit ka arritur një rekord, për shkak të numrit të lartë të refugjatëve nga Ukraina që kanë hyrë në Gjermani që nga 24 shkurti.

Zyra Federale e Statistikave të Gjermanisë, Destatis, ka thënë se ardhjet e ukrainasve që ikin nga lufta kanë çuar në një rritje të emigracionit të ngjashëm me atë të vitit 1992 dhe 2015.

Sipas SchengenVisaInfo, të dhënat tregojnë se në gjysmën e parë të vitit 2022, numri i banorëve në Gjermani ka kaluar 84 milion për herë të parë.

Destatis shpjegoi se krahasuar me fundin e vitit 2021, popullsia është rritur me 82,000 persona ose 0.1 për qind. Përveç kësaj, i njëjti ka vënë në dukje se shumica e refugjatëve nga Ukraina janë gra dhe fëmijë.

Shifrat dhënë tregojnë se në fund të qershorit 2022, numri i grave dhe vajzave ukrainase që jetonin në Gjermani është rritur me 501,000 krahasuar me fundin e vitit 2021 dhe numri i burrave dhe djemve ukrainas me 248,000. Kjo do të thotë se rreth 750,000 ukrainas jetonin në Gjermani në gjysmën e parë të 2022.

Sa i përket totalit të imigracionit neto, rezultatet e përkohshme kanë treguar se ishte rreth një milion.

“Zhvillimi aktual është për shkak të ardhjes së refugjatëve nga Ukraina si pasojë e luftës së agresionit rus. Emigrimi neto i ukrainasve në Gjermani arriti në afërsisht 750,000 në gjysmën e parë të 2022. Emigracioni neto i përgjithshëm ishte rreth një milion, sipas rezultateve të përkohshme. Pra, ishte shtatë herë më i lartë se në gjysmën e parë të vitit 2021 (134,000)”, thuhet në deklaratën e Destatis.

Destatis theksoi se një rritje kaq e madhe e popullsisë nuk është regjistruar që nga viti 1992, kur kufijtë ishin hapur në Evropën Lindore, gjatë zhvillimit të luftës në Jugosllavi dhe që nga vitit 2015 kur emigrant të shumtë kaluan në Gjermani.

Ashtu si Gjermania, besohet se popullsia është rritur ndjeshëm edhe në Poloni, pasi vendi ka regjistruar numrin më të madh të refugjatëve ukrainas midis vendeve të tjera të Bashkimit Evropian.

Të dhënat tregojnë se që nga 12 shtatori 2022, rreth 1.4 milionë refugjatë nga Ukraina janë regjistruar për Mbrojtje të Përkohshme në Poloni.

Sa i përket të dhënave të përgjithshme, Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) tregon se gjithsej 7,535,874 refugjatë nga Ukraina janë regjistruar në të gjithë Evropën. Për më tepër, UNHCR tregon se nga numri i përgjithshëm i refugjatëve nga Ukraina, 4,178,551 prej tyre janë regjistruar për Mbrojtjen e Përkohshme të skemave të ngjashme të mbrojtjes kombëtare në Evropë.

Lajme të ngjashme