Një zyrtar perëndimor pretendon se në Moskë ka shenja paniku - NACIONALE

Një zyrtar perëndimor pretendon se në Moskë ka shenja paniku

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një zyrtar perëndimor ka pretenduar se shpejtësia me të cilën janë mbajtur referendumet në pjesën e pushtuar të Ukrainës, mobilizimi i pjesshëm dhe retorika bërthamore, e përdorur rishtazi nga zyrtarët rusë, janë shenja të panikut në Moskë.

Ky zyrtar tha para gazetarëve se presidenti rus, Vladimir Putin, mund të ketë filluar të kuptojë se ka bërë një gabim. Zyrtari që foli në kushte anonimiteti tha se referendumet në territorin e pushtuar nga rusët janë qartazi reagim me panik, duke e marrë parasysh shpejtësinë e organizimit të tyre.

Sipas tij, ka edhe panik dhe shqetësim për mobilizimin, sepse njerëzit kanë mësuar që të mos u besojnë deklaratave zyrtare, përfshirë informatën se mobilizimi është vetëm i pjesshëm, shkruan BBC, përcjell Nacionale.

Zyrtari tha se janë vërejtur 54 zjarre në qendrat ushtarake të rekrutimit që nga fillimi i luftës, 17 prej të cilave vetëm për katër ditë: nga data 21 deri më 25 shtator.

“Kjo e ka sjellë luftën në shtëpi te rusët në një mënyrë që ai (Putini) nuk e dëshironte”, tha zyrtari.

Rreth një çerek milioni rusë vlerësohet se janë larguar nga Rusia rishtazi.

“Kemi parë shumë shenja në të gjitha llojet e vendeve se ka mospajtim dhe shqetësim dhe se elitat dinë që kjo nuk do të shkojë sipas planit”, shtoi zyrtari perëndimor.

Ngritja e retorikës bërthamore është një tjetër shenjë e panikut, pretendon ai. “Jemi qartazi në kohë të rrezikshme. Kjo është shumë, shumë seriose. Rusët nuk do të duhej ta përdornin retorikën bërthamore”, tha zyrtari.

“Do të ketë vërtet pasoja të rënda, nëse ata e kalojnë këtë vijnë më të kuqe të vijave të kuqe”, shtoi ai./Nacionale

Lajme të ngjashme