Gjenerali ukrainas: Do ta shkatërrojmë këdo që vjen me armë, me dëshirë apo jo - NACIONALE

Gjenerali ukrainas: Do ta shkatërrojmë këdo që vjen me armë, me dëshirë apo jo

1 vit më parë

nga Lirim Krasniqi

Valery Zaluzhnyi, komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës, tha se mobilizimi i pjesshëm i Rusisë nuk do ta trembë Ukrainën.

Në një postim në Facebook, Zaluzhnyi tha se ushtria ukrainase kishte "frenuar agresionin e armatosur të Federatës Ruse për 8 vjet e 7 muaj", duke iu referuar periudhës që nga pranvera e vitit 2014, kur milicitë pro-ruse u shfaqën në Ukrainën lindore.

Ofensiva e plotë e armikut nuk na trembi. Për më tepër, ne u bashkuam dhe i dolëm kundër armikut me dinjitet. Njoftimi i mobilizimit në Rusi e vërteton këtë", tha ai.

"Asnjë deklaratë e udhëheqjes ushtarake dhe politike të vendit agresor nuk do të ndikojë në gatishmërinë tonë për të luftuar për lirinë tonë. Ne do të shkatërrojmë këdo që vjen në vendin tonë me armë - qoftë vullnetarisht apo i mobilizuar", tha Zaluznji. /Nacionale/

Lajme të ngjashme