Gjendet trupi i pajetë i një biznesmeni rus, vdekja e nëntë misterioze në Rusi në gjashtë muaj - NACIONALE

Gjendet trupi i pajetë i një biznesmeni rus, vdekja e nëntë misterioze në Rusi në gjashtë muaj

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Biznesmeni rus Ivan Pechorin, menaxheri kryesor i Korporatës për Zhvillimin e Lindjes së Largët dhe Arktikut, është gjetur i vdekur në Vladivostok - rasti i fundit në një varg vdekjesh misterioze midis drejtuesve rusë.

“Më 12 shtator 2022, u bë e ditur për vdekjen tragjike të kolegut tonë, Ivan Pechorin, Drejtor Menaxhues për Industrinë e Aviacionit të Korporatës për Zhvillimin e Lindjes së Largët dhe Arktikut”, thuhet në një deklaratë nga kompania e publikuar të hënën.

"Vdekja e Ivanit është një humbje e pariparueshme për miqtë dhe kolegët, një humbje e madhe për korporatën. Ne ofrojmë ngushëllimet tona të sinqerta për familjen dhe miqtë," thuhej më tej në deklaratë, raporton CNN.

Sipas medias shtetërore ruse RIA Novosti, administrata e Vladivostok tha se një trup u gjet pranë fshatit Beregovoe. Ndërsa, mediat rajonale kanë raportuar se Pechorin ka vdekur më 10 shtator pranë Kepit Ignatyev në Vladivostok.

Pechorin është të paktën biznesmeni i nëntë i shquar rusë që thuhet se ka vdekur nga vetëvrasja ose në aksidente të pashpjegueshme që nga fundi i janarit, me gjashtë prej tyre të lidhur me dy kompanitë më të mëdha të energjisë ruse.

Katër nga gjashtë të vdekuri tjerë, ishin të lidhur me gjigantin energjetik shtetëror rus Gazprom ose një nga filialet e tij, ndërsa dy të tjerët ishin të lidhur me Lukoil, kompania më e madhe private ruse e naftës dhe gazit.

Në fillim të këtij viti, kompania mbajti qëndrimin e pazakontë publik duke folur kundër luftës së Rusisë në Ukrainë dhe duke bërë thirrje për keqardhje për viktimat dhe përfundimin e konfliktit.

Sipas agjencisë shetëtrore ruse të lajmeve TASS, kryetari i Lukoil Ravil Maganov vdiq në fillim të shtatorit pasi ra nga dritarja e një spitali në Moskë,

Lajme të ngjashme