Gjenden 18 persona të vdekur në një kamion të braktisur në Sofje të Bullgarisë - NACIONALE

Gjenden 18 persona të vdekur në një kamion të braktisur në Sofje të Bullgarisë

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Të paktën 18 persona janë gjetur të vdekur në një kamion të braktisur pranë Sofjes, kryeqytetit të Bullgarisë.

Sipas ministrisë së Brendshme të vendit, kamioni ishte duke transportuar emigrantë të paligjshëm.

“Sipas informacioneve fillestare, kamioni po transportonte emigrantë të paligjshëm – gjithsej rreth 40 persona, të cilët fshiheshin … nën lëndën drusore të transportuar,”- është njoftuar nga ministria.

Më tej është bërë e ditur se të mbijetuarit janë dërguar në spital për trajtim mjekësor, ku sipas agjencisë shtetërore të lajmeve BTA, qendra e urgjencës shëndetësore në Bullgari, ka njoftuar se tetë nga personat e dërguar në urgjencë ishin në gjendje kritike.

Në deklaratë është bërë e ditur se policia ishte duke u mundur të identifikojë drejtuesit e kamionit, të cilët kishin ikur nga vendngjarja.

Lajme të ngjashme