Ministri britanik për Emigracionin Do i dërgojmë të gjithë emigrantet shqiptarë drejt Tiranës
Robert Edward Jenrick, është një politikan britanik që shërben si Ministër i Shtetit për Emigracionin që nga tetori 2022.
Ai, ka publikuar një video në rrjetin social Tëitter, ku ka treguar se është duke punuar natë dhe ditë për të larguar emigrantet ilegal shqiptare nga Britania e Madhe.
‘’ Ne po punojmë gjatë gjithë kohës për të larguar emigrantët e paligjshëm shqiptarë dhe shkelësit e shtetasve të huaj. Dje vizitova një qendër largimi imigracioni për të parë fluturimet tona javore për në Shqipëri dhe për të falënderuar stafin për punën e tyre vendimtare për të zbatuar kufijtë tanë dhe për të na mbajtur të sigurt.’’- tha ai në rrjetin social Twitter.
We are working around the clock to remove illegal Albanian migrants and foreign national offenders.
— Robert Jenrick (@RobertJenrick) January 13, 2023
Yesterday I visited an immigration removal centre to witness our weekly removal flights to Albania and thank staff for their crucial work to enforce our borders and keep us safe. pic.twitter.com/b8SPvTtVZ2
Mirëpo, në video Jenerick, i drejtohet posaçërisht migrantëve shqiptarë.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i shkrimtares së njohur e cila jeton pikërisht në Britani të Madhe, Lea Ypi.
Ypi, i ka replikuar politikanit britanik, duke ironizuar me videon dhe përshkrimin e videos.
‘’Imagjinoni një politikan shqiptar që përpiqet të marrë vota në orën 4 të mëngjesit në një kafene në Tiranë duke lavdëruar punën e madhe që po bëhet për largimin nga ambientet ‘’britanikët”, të cilët po bëjnë pazare më sistemin, duke këmbëngulur t’i serverin një pije pas mbylljes së lokalit. Disa prej të cilëve mund të jenë kriminelë.’’- ka shkruar Ypi në Twitter.
Imagine an Albanian politician trying to get votes at 4am in a pub in Tirana by praising the great work being done to remove from the premises the “Brits”, who are “gaming the system” by insisting to be served a drink after the pub’s closing hours, SOME of whom may be criminals. https://t.co/kxtuvWMLyH
— Lea Ypi (@lea_ypi) January 13, 2023
Ajo, ka ndarë edhe disa histori të emigranteve të cilët jetojnë në Britani, jo vetëm emigrantet nga Shqipëria janë duke përjetuar tmerrin e njëjte, por edhe ata nga vendet e tjera si Tunizia, apo vendet e Lindjes së Mesme.
Politikanët britanik, tash e një kohë janë duke targetuar emigrantet të cilët vinë nga Shqipëria, si e keqja më e madhe që i ka ndodhur Britanisë së Madhe, tash e një kohë. Madje disa nga deputetët gjatë seancave në Parlament, i kanë quajtur emigrantet shqiptarë si persona të cilët janë të lidhur direkt me krimin e organizuar.