Gjatësia dhe pesha e raportuar e Trumpit në burg nxitin shumë reagime në rrjete sociale
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, u paraqit të enjten në mbrëmje në burgun e distriktit Fulton në Georgia për t’u dorëzuar nën akuzën për përpjekje për ta zhbërë rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020. Përpos aktit të dorëzimit, vëmendje kanë marrë edhe pesha dhe gjatësia e raportuar e tij.
Miliarderi amerikan u paraqit para autoriteteve pak para orës 20 në Atlanta të enjten në mbrëmje në lidhje me aktakuzën për veprimet e tij të pretenduara për ta kontestuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, raporton “Fox News”.
Në dokumentet e burgut, gjatësia e raportuar e trupit të ish-presidentit Trump është 190,5 centimetra, ndërsa pesha 97,5 kilogramë, duke lënë të kuptohet se ai është në formë më të mirë fizike se që e paramendojnë shumë njerëz. Këto të dhëna janë raportuar para arritjes së tij në burg.
Të dhënat për peshën dhe gjatësinë e politikanit të famshëm nxitën reagime të ndryshme në rrjete sociale.
Gazetari i televizionit CNN, Jake Tapper, kur i dëgjon të dhënat gjatë transmetimit, dëgjohet duke thënë i befasuar: “Prit, çfarë?”
Jake Tapper flabbergasted that Trump is in such good shape.
— Citizen Free Press (@CitizenFreePres) August 25, 2023
"Wait, what!?"pic.twitter.com/yYK8DSianh
Disa të tjerë i krahasuan gjatësinë dhe peshën e Trumpit me ato të disa lojtarëve të futbollit amerikan. Dikush është shprehur që nuk u beson të dhënave, duke shkruar: “Zero gjasa që ai peshon 97 kilogramë.”
Larry Fitzgerald - 6'3", 218 lbs
— Scott Kacsmar (@ScottKacsmar) August 25, 2023
Donald Trump - 6'3", 215 lbs
LIKE HELL. pic.twitter.com/wN2BVqv7op
Pesha e Trumpit ishte regjistruar 108,4 kilogramë gjatë ekzaminimit mjekësor të vitit 2018 nga mjeku i atëhershëm i Shtëpisë së Bardhë, Ronnie Jackson, i cili tani shërben në Dhomën e Përfaqësuesve.