Gjashtë fëmijë në mesin e 23 të vrarëve nga sulmet izraelite, thonë spitalet në Rafah - NACIONALE

Gjashtë fëmijë në mesin e 23 të vrarëve nga sulmet izraelite, thonë spitalet në Rafah

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Njëzet e tre persona u vranë, përfshirë gjashtë fëmijë, nga sulmet ajrore izraelite gjatë natës në Rafah, thanë zyrtarë mjekësorë në spitale në këtë qytet përmes një deklarate të plotësuar të martën.

Mbrojtja Civile Palestineze më herët tha se ekipet e saj kishin gjetur trupa në disa shtëpi të goditura nga aeroplanët izraelitë në Rafah, raporton televizioni CNN.

Izraeli është zotuar për të “ushtruar presion ushtarak ndaj Hamasit” në Rafah, dhe e mori kontrollin e pikëkalimit kufitar të këtij qyteti me Egjiptin, pasi kishte thënë më herët se kushtet e armëpushimit që i ka pranuar Hamasi janë “larg” kërkesave të Izraelit.

Televizioni CNN i ka dërguar pyetje ushtrisë izraelite në lidhje me sulmet gjatë natës.

Ushtria tha të hënën se “tash për tash është duke kryer sulme të shënjestruara kundër caqeve të terrorit të Hamasit në lindje të Rafahut, në jug të Rripit të Gazës”.

Izraeli ka dhënë urdhër për zhvendosje të detyrueshme të njerëzve në lindje të këtij qytetit, përderisa po vazhdon që të kërcënojë me pushtim të plotë të vendbanimit, pavarësisht nga shtimi i presionit ndërkombëtar për t’u përmbajtur.

Lajme të ngjashme