Fuqia evropiane e dha vrasësin rus me burgim të përjetshëm për lirimin e amerikanëve nga Rusia - NACIONALE

Fuqia evropiane e dha vrasësin rus me burgim të përjetshëm për lirimin e amerikanëve nga Rusia

2 vjet më parë

nga Nasuf Abdyli

Qeveria gjermane luajti rol kyç në shkëmbimin e të burgosurve mes Rusisë dhe Perëndimit me lirimin e Vadim Krasikovit, i dënuar rus për vrasjen e një militanti çeçen në Berlin më 2019, vendim për të cilin tha se nuk e mori lehtë.

Krasikovi ishte në mesin e rusëve të liruar nga Perëndimi në këmbim të 15 personave të burgosur “në mënyrë të padrejtë” në Rusi dhe një gjerman që ishte dënuar me vdekje në Bjellorusi, tha qeveria gjermane në një deklaratë, raporton agjencia “Reuters”.

Rusia kishte kontaktuar me Shtetet e Bashkuara që në vitin 2022 me oferta për të liruar të burgosur amerikanë si pjesë e një marrëveshjeje për Krasikovin, i cili ishte duke vuajtur dënim me burgim të përjetshëm në Gjermani.

Megjithatë, duke e marrë parasysh faktin që Krasnikovi nuk ishte në duart e amerikanëve, zyrtarët e ShBA-së nuk e kishin cilësuar ofertën si serioze.

Për më tepër, një shkëmbim i tillë ishte politikisht i ndërlikuar për Gjermaninë, duke e marrë parasysh mënyrën e pacipë të vrasjes, të kryer në pikë të ditës pak minuta ecje në këmbë larg Kuvendit dhe zyrës së kancelares së atëhershme gjermane, Angela Merkel.

Deri në janar të këtij viti, presidenti Biden nuk e kishte nisur diskutimin e çështjes me kancelarin gjerman, Olaf Scholz. Ai i tha Bidenit: “Për ty, do ta bëj këtë” – tha këshilltari për siguri kombëtare i ShBA-së, Jake Sullivan.

“Nuk ishte lehtë për askënd që të merrej ky vendim për të dëbuar një vrasës të dënuar me burgim të përjetshëm pas vetëm pak viteve në burg” – tha kancelari gjerman, i cili e ndërpreu pushimin e vet veror për të përshëndetur disa prej të të liruarve me të arritur në aeroportin e Këlnit.

Lajme të ngjashme