Foto-reportazh: Në malësinë e Gjeorgjisë, burrat e zënë djathin e famshëm, sulguni - NACIONALE

Foto-reportazh: Në malësinë e Gjeorgjisë, burrat e zënë djathin e famshëm, sulguni

1 vit më parë

nga NACIONALE

Në zonën malore të Gjeorgjisë perëndimore, fotografi i Radios “Evropa e Lirë”, David Tabagari, ka siguruar pamje mahnitëse të procesit të zënies së djathit të njohur në këtë shtet, të njohur si djathi sulguni.

Djathi bëhet në rajonet veriperëndimore, Samegrelo dhe Svaneti.

Çdo verë, Vladimir Bzhalava dhe dy vëllezërit e tij nisen drejt stacionit të tyre malor në Malet Samegrelo për ta kaluar verën duke u kujdesur për lopët dhe duke prodhuar djathë sulguni nga qumështi i tyre.

Prodhimi i djathit bëhet në shtëpizat malore që janë pronë e familjes Bzhalava.

Brenda tyre, shtëpizat ofrojnë kushte themelore, por në to nuk ka rrymë ose ujë rrjedhës. Në pjesën qendrore ndizet zjarri, që përdoret për zënien e djathit.

Puna e ditës për prodhuesit e djathit fillon në agim, kur bëhet mjelja e lopëve.

Pas mjeljes, lopët dërgohen në kullota, ku e kalojnë ditën duke ngrënë bar të freskët malor.

Periudha e verës për prodhuesit e djathit është relativisht e shkurtër. Në fillim të vjeshtës, ata i dërgojnë lopët në zonat e ulëta për t’i ikur dimrit të ashpër malor.

Në shtëpizën verore, vëllezërit Bzhalava fillojnë një proces të ndërlikuar të ngrohjes, përzierjes dhe ftohjes së grumbujve më të vjetër të qumështit.

Djathi ndahet në copë me formë të rrumbullakët dhe vendoset në ujë me kripë, ku lihet disa ditë.

Përderisa përgatitet djathi i ri, copat e gatshme varen në tavanin e shtëpizës, ku marrin ngjyrë të verdhë gjatë qëndrimit mbi zjarr.

Puna vazhdon edhe natën. Jeta e prodhuesve të djathit është e vështirë. Burrat thonë se të hollat nga shitja e djathit në tregjet e afërta nuk janë të mjaftueshme për t’i tërhequr gjeneratat e reja që të vijnë në male.

Lajme të ngjashme