Forcat speciale shpojnë një kamion në ShBA, e arrestojnë të dyshuarin
Forcat special amerikane kanë përdorur një automjet të blinduar për ta hapur me forcë kabinën e një kamioni në një autostradë të Teksasit.
Vozitësi kishte refuzuar që të ndalej ose të dilte nga kamioni, kur policët përdorën gjemba për ta ndalur atë, raporton televizioni BBC.
Pasi automjeti i blinduar formoi një hapësirë në kabinën e kamionit, policia hodhi një bombol gazi, para se të futej brenda dhe ta nxirrte vozitësin.
Nuk është e qartë se çfarë e kishte nxitur fillimin e ndjekjes së kamionit, por policia tha se vozitësi përdori “manovra bishtnuese”, duke i ndryshuar shiritat e rrugës shumë herë.
Për ta parë videon, klikoni KËTU.