Forcat izraelite vranë një 15-vjeçar dhe një 66-vjeçare në Bregun Perëndimor, thonë zyrtarët - NACIONALE

Forcat izraelite vranë një 15-vjeçar dhe një 66-vjeçare në Bregun Perëndimor, thonë zyrtarët

1 vit më parë

nga NACIONALE

Forcat palestineze qëlluan për vdekje një adoleshent palestinez në Bregun Perëndimor të mërkurën, thanë autoritetet shëndetësorë palestineze, përderisa dhuna e kolonëve kundër palestinezëve u shtua në territorin e pushtuar.

Ushtria e qëlloi me plumb në qafë 15-vjeçarin Rayan Tamer Hawshiya, tha Ministria e Shëndetësisë në Ramallah, pasi trupat e bastisën vendbanimin Al Yamoun, afër Jeninit. Banorët në qytezën veriore raportuan për “zjarr të rëndë armësh nga Izraeli”, sipas kësaj ministrie, raporton televizioni CNN.

Ushtria izraelite tha se “terroristët hodhën pajisje shpërthyese drejt forcave të ushtrisë” në Al Yamoun të mërkurën, duke shtuar se nuk u raportua për ndonjë ushtar të lënduar.

“Më pas, forcat identifikuan terroristë duke iu afruar atyre, përderisa ishin duke mbajtur mjete shpërthyese shtesë. Forcat u kundërpërgjigjën me zjarr dhe u identifikuan goditje” – i tha ushtria izraelite televizionit CNN.

Në një rast tjetër, një grua palestineze 66-vjeçare vdiq nga lëndimet, pasi policia izraelite e qëlloi atë me plumb në kokë në Jerusalemin e pushtuar Lindor, sipas raportimeve të mediave lokale.

Zahia Joudeh al-Obeidi “nuk u mbijetoi plagëve”, pasi policia izraelite e bastisi kampin e refugjatëve “Shuafat”, raportoi agjencia palestineze e lajmeve, ËAFA.

Policia izraelite tha se ka nisur një hetim për rrethanat e vdekjes së “një banori të Jerusalemit Lindor”, duke shtuar se banori “u shpall i vdekur” nga zyrtarët mjekësorë me t’u pranuar në pikën e kontrollit në Shuafat.

Vrasja e të riut dhe zonjës së moshuar erdhi pak pas sulmeve në qytezën Kafr Malik të Bregut Perëndimor, ku kolonët izraelitë ua vunë flakën shtëpive dhe automjeteve të palestinezëve në atë që një politikan opozitar izraelit e quajti “pogrom i dhunshëm hebre”. Disa njerëz u vranë dhe u plagosën, sipas autoriteteve palestineze dhe izraelite.

Hollësitë e vdekjeve në Kafr Malik janë të paqarta. Ministria e Jashtme e Palestinës tha se kolonët hapën zjarr në drejtim të banorëve palestinezë, ndërsa autoritetet izraelite thanë se pati një luftim mes të armatosurve palestinez dhe forcave izraelite të sigurisë.

Së paku tre palestinezë u vranë dhe disa të tjerë u plagosën, sipas zyrtarëve palestinezë. Ushtria izraelite tha se “disa” njerëz u vranë në qytezën qendrore, por nuk saktësoi nëse ata ishin palestinezë apo izraelitë./Nacionale

Lajme të ngjashme