Forcat izraelite 'në gatishmëri të lartë' pas vdekjes së një udhëheqësi të lartë të Hamasit - NACIONALE

Forcat izraelite 'në gatishmëri të lartë' pas vdekjes së një udhëheqësi të lartë të Hamasit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Forcat ushtarake të Izraelit janë në një gjendje “gatishmërie të lartë”, ka thënë një zëdhënës i lartë, pa pranuar përfshirjen e vendit të tij në vdekjen e të martës një udhëheqësi të lartë të Hamasit, shkruan The Guardian.

Admirali Daniel Hagari nuk përmendi drejtpërdrejt vrasjen e Saleh al-Arouri në një sulm të raportuar me dron izraelit në Bejrut, Liban. Madje as Izraeli nuk ka pranuar se ka gisht në vrasjen e tij.

Por ngjarja mund të rrisë rrezikun e një përshkallëzimi të konfliktit në Lindjen e Mesme.

"Ne jemi të fokusuar dhe mbetemi të fokusuar në luftën kundër Hamasit. Jemi në gatishmëri të lartë për çdo skenar."- tha Hagari

Vdekja e Al-Arouri vjen përpara një vizite në rajon nga sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken, edhe pse administrata e presidentit Joe Biden është përpjekur të parandalojë një përhapje të konfliktit, duke paralajmëruar vazhdimisht Hezbollahun dhe mbështetësin e tij rajonal Iranin që të mos përshkallëzojnë konfliktin.

Lajme të ngjashme