Forcat ajrore nigeriane bombardojnë gabimisht civilët, kishin në synim “terroristët” - NACIONALE

Forcat ajrore nigeriane bombardojnë gabimisht civilët, kishin në synim “terroristët”

4 vjet më parë

nga Miranda Shala

Banorët e një komuniteti në shtetin veriperëndimor nigerian të Katsina kanë thënë se një avion ushtarak nigerian ka gjuajtur një raketë mbi civilët, ndërsa supozohej se synonte bandat e armatosura.

Deputeti lokal Abduljalal Haruna Runka ka bërë të ditur për BBC-në, se nga sulmi ka mbetur i vrarë të paktën një person, ndërsa janë plagosur dhjetëra të tjerë.

Në lidhje me sulmin nuk ka pasur ende ndonjë deklaratë nga ushtria nigeriane, por në një deklaratë të mëhershme ushtria kishte thënë se avioni i saj ka sulmuar dy kampe me njerëz të përshkruar si “terroristë” të cilët ishin fshehur në fshatra.

Vitet e fundit, në vend ka pasur një numër rastesh të avionëve ushtarakë nigerianë që gabimisht kanë goditur civilët gjatë operacioneve të tyre kundër anëtarëve të grupeve të armatosura – të cilët shpesh fshihen në zona civile.

Më i rëndi ishte një sulm në vitin 2017, ku u vranë gabimisht më shumë se 100 civilë dhe punonjës të ndihmës në një kamp për personat e zhvendosur pranë kufirit me Kamerunin.

Lajme të ngjashme