Forcat ruse bombardojnë infrastrukturën ushtarake të Ukrainës – pamje nga sulmi
Rusia ka pretenduar se ka kryer sulme të mëtejshme raketore në instalimet ushtarake të Ukrainës.
Në pamjet e publikuara nga ministria ruse Mbrojtjes, duken momente kur nga forcat ruse hidhen raketa të shumta në drejtim të objektivave ukrainase.
Rusia ka pushtuar Ukrainën më 24 shkurt në atë që Kremlini e quan një "operacion special ushtarak", ndërsa luftimet janë duke vazhduar ashpër në rajonin e Donetskut.
