Luftime të mëdha në Donetsk, pamje nga shpërthimet masive
Forcat separatiste të mbrojtjes në Republikën e vetëshpallur Popullore të Donjeckut, kanë thënë se si rezultat i bombardimeve ukrainase, janë vrarë disa persona përfshirë një vajzë 10-vjeçare.
Është bërë e ditur se shpërthime të shumta janë dëgjuar gjatë gjithë ditës, ndërsa u njoftua se ndër objektivat e forcave të Ukrainës ishte një objekt tregtar dhe teknik për kamionët KAMAZ të prodhuar nga Rusia - objekt që u godit dhe u përfshi shumë shpejt nga flakët.
Në pamjet e publikuara mund të shihen shtresa të mëdha tymi që janë ngritur në ajër në të gjithë qytetin.
