Fëmijët në Vjenë çuan policinë te trupat e pajetë të nënës dhe motrës së tyre - NACIONALE

Fëmijët në Vjenë çuan policinë te trupat e pajetë të nënës dhe motrës së tyre

1 vit më parë

nga Lirim Krasniqi

Policia gjeti trupat e një nëne 32-vjeçare dhe vajzës së saj 14-vjeçare në rrugën Molardgasse në lagjen Mariahilf të Vjenës, raporton Kronen Zeitung.

Trupat u zbuluan pasi, sipas gazetës, dy vëllezër të moshës 7 dhe 9 vjeç erdhën në zyrën e mjekut për sëmundje të syve. Kur doktoresha kuptoi se djemtë ishin të pashoqëruar, menjëherë thirri policinë. Me të mbërritur policia, djemtë i çuan në banesën ku u gjetën trupat, të mbyllur në dhomën e gjumit.

Policia dyshon për vrasje, ndërsa hetimet janë duke vazhduar. Gruaja e vrarë dhe tre fëmijët e saj jetonin në një apartament me një 49-vjeçar tunizian. Policia dyshon se është ai që ka kryer vrasjet dhe kërkimet për të janë në vazhdim. /Nacionale/

Lajme të ngjashme