Evakuohen vizitorët në Pallatin e Versajës, dyshime për sigurinë
Vizitorët e Pallatit të Versajës në Francë janë duke u evakuuar për arsye sigurie dhe objekti do të jetë i mbyllur të martën.
Televizioni BFM TV, duke cituar burime të policisë, tha se një ekip për largimin e bombave ishte rrugës për në pallat, raporton agjencia “Reuters”.
Më 14 tetor, një ditë pas vrasjes së një mësuesi në një sulm, alarmet për bomba – që dolën të ishin të rreme – i detyruan autoritetet që t’i evakuonin njerëzit në Muzeun e Luvrit, në Pallatin e Versajës dhe në stacionin e trenit “Gare de Lyon” në Paris.
