Raportohet se sulmuesi i Brukselit ka vdekur në spital pas plagosjes nga policia
Sipas burimeve të gazetës belge, “De Standaard”, sulmuesi i dyshuar që vrau dy suedezë të hënën në Bruksel ka vdekur në spital, pasi ishte plagosur nga policia.
I dyshuari, i identifikuar si Abdesalem L., u qëllua nga policia të martën në mëngjes në kafenenë “Al Khaima” të lagjes Schaarbeek. Linja 55 e tramvajit është e bllokuar, raporton kjo gazetë.
Masat e shtuara të sigurisë thuhet se ende po mbahen në fuqi, sipas Qendrës Kombëtare të Krizave.
Në mesin e këtyre masave përfshihen vigjilenca e shtuar dhe prania e shtuar e policisë. Masat do të rivlerësohen më vonë gjatë ditës së martë.
