Policia qëllon një burrë në Bruksel gjatë kërkimit të të dyshurit për vrasjen e dy suedezëve - NACIONALE

Policia qëllon një burrë në Bruksel gjatë kërkimit të të dyshurit për vrasjen e dy suedezëve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia në Bruksel të Belgjikës qëlloi me armë një burrë gjatë kërkimit masiv për sulmuesin që vrau dy shtetas suedezë të hënën në mbrëmje.

Burri u qëllua në një kafene në lagjen Schaerbeek, raportojnë mediat lokale, përcjell televizioni BBC.

Prokurorët belgë e konfirmuan incidentin, por thanë se ende nuk mund të konfirmonin nëse personi i qëlluar është sulmuesi i suedezëve.

Brukseli ka qenë në shkallën më të lartë të paralajmërimit për rrezik nga terrori pas sulmit të së hënës.

Lajme të ngjashme