Estonia fillon heqjen e monumenteve të luftës nga epoka sovjetike - NACIONALE

Estonia fillon heqjen e monumenteve të luftës nga epoka sovjetike

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Estonia ka vendosur të heqë monumentet e luftës të epokës sovjetike nga vendet publike.

Qeveria e vendit tha se ky vendim synon “të parandalojë, mobilizimin e më shumë armiqësive në shoqëri dhe hapjen e plagëve të vjetra pas pushtimir rus të Ukrainës.”

Në një deklaratë të dhënë, kryeministrja Kaja Kallas tha se qeveria e saj "nuk do t'i lejojë Rusisë mundësinë për të përdorur të kaluarën për të prishur paqen në Estoni".

"Duke marrë parasysh shpejtësinë e rritjes së tensioneve dhe konfuzionit rreth memorialeve në Narva (qytet në kufi me Rusinë), ne duhet të veprojmë shpejt për të garantuar rendin publik dhe sigurinë e brendshme."

Ndërsa, ministri i Jashtëm Urmas Reinsalu tha se monumente të tilla ishin ngritur për të lavdëruar pushtimin rus dhe nuk kishin vend në hapësirën publike të Estonisë.

Përveç tankeve, u bë e ditur se do të zhvendosen gjithashtu varrezat e Luftës së Dytë Botërore – çështje që qeveria e pranon se mund të krijojë tensione të reja.

Lidhur me këto vendime dhe plane, javën e kaluar, Rusia shprehu zemërim ndaj Estonisë.

"Lufta kundër historisë, për më tepër me një histori të përbashkët dhe asgjësimin e monumenteve për ata që shpëtuan Evropën nga fashizmi, është sigurisht skandaloze," tha zëdhënësi i presidentit Vladimir Putin.

Estonia poashtu ka marrë vendim të anulojë rreth 50,000 viza të lëshuara për shtetasit rusë.

“Duhet të pranojmë se shoqëria ruse, në përgjithësi, mban gjithashtu një përgjegjësi morale pasive për këto mizori, të cilat ndodhin në tokën ukrainase”, tha Reinsalu.

Lëshimi i vizave për rusët është ndaluar edhe nga Letonia, Lituania dhe Republika Çeke, ndërsa Finlanda po e redukton në 10% numrin e vizave që lëshon për ta.

Kujtojmë se, Estonia ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik derisa rënia e tij në 1991 çoi në pavarësinë e republikave përbërëse.

Lajme të ngjashme