Është publikuar një video e re e kryeministres finlandeze në një festë, duke kërcyer me një mashkull misterioz
Një tjetër video e kryeministres finlandeze Sanna Marin duke u kërcyer me miqtë po qarkullon në internet. Në videon e fundit, e cila është realizuar në një klub, Sanna kërcen në mënyrë shumë intime me një mashkull misterioz.
“Sot u shfaq në Finlandë një video e re e ‘skandalit të partisë’ të kryeministres Sanna Marin. Marin, e martuar dhe prej 18 vitesh në një lidhje, është parë në shumë situata të dyshimta”, thuhet në përshkrimin e videos.
Në video, Sanna kërcen me një burrë nën këngën I Gotta Feeling nga Black Eyed Peas dhe përdoruesit e Twitter komentojnë se në një moment djali puth qafën e kryeministres finlandeze.
A new video of Prime Minister #SannaMarin’s “party scandal” appeared in #Finland today.
— Newsistaan (@newsistaan) August 19, 2022
Seiska writes that Marin, who is married and has been in that relationship for 18 years, was seen in many questionable situations.
Iltalehti has a sound expert confirming “flour-gang”. pic.twitter.com/cLArwBXqdC
Gjithashtu, përdoruesit e Twitter supozojnë se regjistrimi është i këngëtarit finlandez Olavi Uusivirta, me të cilin Sanna ka pozuar edhe më parë, por ky informacion nuk është konfirmuar.
Kujtojmë se kryeministrja u gjend në qendër të një skandali pasi u shfaq një video e saj duke kërcyer në një festë.
Videoja shkaktoi shumë kritika dhe thirrje për dorëheqjen e saj dhe opozita finlandeze dhe disa deputetë kërkuan që ajo të testohej për drogë.
I am Moving to Finland
— Gautam Gada (@GautamGada) August 18, 2022
Finland Prime Minister Sanna Marin is in the headlines after a video of her partying was leaked today.
Retweet#Finlandia #Finland #SannaMarin pic.twitter.com/LP8r6GnGNH
"Nuk kam asgjë për të fshehur. Nuk kam përdorur kurrë drogë", u përgjigj kryeministrja, duke shtuar se nuk e kuptonte pse e thërrisnin për të bërë një analizë droge, sepse "nuk pa asnjë provë që ishte përdorur diçka". /Nacionale/