"Erdogani" varet për këmbësh në Stockholm, Turqia i reagon ashpër Suedisë - NACIONALE

"Erdogani" varet për këmbësh në Stockholm, Turqia i reagon ashpër Suedisë

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Një rrjet që e quan veten si, "Komitetet e Rojava", ditën e sotme kanë varur një kukull të ngjashme me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, jashtë ndërtesës së komunës së Stockholmit.

“Historia tregon se si shpesh përfundojnë diktatorët, kështu që për hir të të gjithëve Erdogan: Tani shfrytëzo shansin dhe jep dorëheqjen, që të mos përfundosh me kokë poshtë në sheshin Taksim!” – kanë shkruar demonstruesit ndërsa klipi është shpërndarë nga disa media turke, të cilat rrjetin “Komitetet e Rojava”, e kanë cilësuar si mbështetës të PKK-së, organizatë e njohur si terrorsite edhe nga BE e vetë Suedia.

E pas këtyre pamjeve, ka reaguar ashpër edhe ministria e Jashtme turke, duke thirrur ambasadorin suedez në Ankara, Staffan Herrstrom.

“Ambasadori u informua me shprehje të forta se ne e dënojmë dhe protestojmë fuqishëm këtë akt të urryer dhe u kërkua që të mos lejohen akte të tilla terroriste, të cilat janë shkelje e qartë e angazhimeve të Suedisë me marrëveshjen trepalëshe dhe që kërcënojnë hapur vendin tone,” – kanë thënë burime diplomatike turke, sipas Anadolu Agency.

Më tej, burimet kanë njoftuar se ambasadorit suedez i është thënë se Turqia pret që të identifikohen autorët e aktit si dhe të ndërmerren veprimet e nevojshme që Suedia të përmbushë angazhimet e saj sipas marrëveshjes trepalëshe të nënshkruar vitin e kaluar nën kujdesin e NATO-s.

Lajme të ngjashme