Erdogan: Perëndimi do të paguajë një çmim të pafund për izolimin e Rusisë - NACIONALE

Erdogan: Perëndimi do të paguajë një çmim të pafund për izolimin e Rusisë

3 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i tha kanalit televiziv shtetëror rus Russia 1 se Evropa do të paguajë një çmim të lartë për izolimin e Rusisë.

"Çmimi për Perëndimin do të jetë i pafund. Dhe Evropa po e paguan gjithnjë e më shumë këtë çmim, së bashku me Poloninë," tha Erdogan.

Mediat raportojnë se Erdogan dhe presidenti rus Vladimir Putin kanë biseduar me telefon dy ditë më parë. Temë e diskutimit ishte zbatimi i plotë i marrëveshjes së grurit.

Putin: Rusia nuk do të jetë e izoluar

Putin tha se Rusia nuk është e izoluar dhe as nuk do të jetë e izoluar nga pjesa tjetër e botës. Sipas Putinit, “Rusia ka shumë miq”.

“Rusia nuk mund të izolohet sepse është vendi më i madh për sa i përket territorit dhe pranisë së armëve bërthamore”, tha ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu.

Lajme të ngjashme