Erdogan: Jam dakorduar me Putinin, Evropa do të marrë gazin rus përmes Turqisë
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se ai dhe presidenti rus Vladimir Putin ranë dakord për formimin e një qendre të gazit natyror në Turqi. Ai tha se Evropa do të marrë gaz përmes Turqisë, shkruan Reuters.
Duke iu drejtuar anëtarëve të partisë së tij AK në parlament, Erdogan tha se Putini kishte thënë se Evropa mund të merrte furnizimet e saj me gaz nga një qendër në Turqi.
"Në Evropë tani po merren me çështjen se si të ngrohemi në dimrin e ardhshëm. Ne nuk kemi një problem të tillë. Ne ramë dakord me Vladimir Putin për krijimin e një qendre gazi në vendin tonë, përmes së cilës, siç thotë ai, gazi natyror mund të dërgohet në Evropë. Evropa të porosisë gaz nga Turqia," tha Erdogan, raporton agjencia ruse e lajmeve pro-regjimit TASS. /Nacionale/