Elon Musk mohon të ketë folur me Putinin përpara se të postonte planin e paqes - NACIONALE

Elon Musk mohon të ketë folur me Putinin përpara se të postonte planin e paqes

3 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Shefi ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk, ka hedhur poshtë pretendimet se ka folur me Vladimir Putin përpara se të postonte në Twitter planin e tij të diskutueshëm të paqes Ukrainë-Rusi.

Javën e kaluar, Musk ndau atë që ai besonte se do të ishte rezultati i mundshëm i luftës në Ukrainë.

Ai sugjeroi që referendumet në territoret e aneksuara do të ribëheshin nën mbikëqyrjen e Kombeve të Bashkuara dhe Ukraina do të pranonte një formë neutraliteti.

Pas një raporti nga Vice që pretendonte se ai foli me Vladimir Putin përpara se të postonte propozimin në Twitter, shefi i Tesla ka thënë se kjo nuk ishte e vërtetë.

Në një postim në Twitter, ai tha: "Kam folur me Putinin vetëm një herë dhe kjo ishte rreth 18 muaj më parë. Tema ishte hapësira". /Nacionale/

Lajme të ngjashme