Eksploziv në makinë - është filmuar likuidimi i një zyrtari rus - NACIONALE

Eksploziv në makinë - është filmuar likuidimi i një zyrtari rus

4 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Pamjet e kamerave të vëzhgimit tregojnë momentin dramatik të vdekjes së një zyrtari rus që ndërroi anë, pasi më herët ai ishte në radhët e ukrainasve.

Askiar Laishev ka punuar për Shërbimin e Sigurisë së Brendshme të Ukrainës (SBU) përpara se të bashkohej me Republikën Popullore të Luganskut të mbështetur nga Moska si shef i saj i inteligjencës në vitin 2014.

Një makinë shpërtheu në rrugën Shevchenko në Luhansk, e cila ra nën kontrollin rus në fillim të korrikut.

Laishev dyshohet se ka dalë nga makina pas shpërthimit, por ka ndërruar jetë disa ditë më vonë në spital, shkruan “The Daily Mail”. /Nacionale/

Lajme të ngjashme