Ekspertët paralajmërojnë se inteligjenca artificiale paraqet rrezik ekzistencial për shëndetin e milionave - NACIONALE

Ekspertët paralajmërojnë se inteligjenca artificiale paraqet rrezik ekzistencial për shëndetin e milionave

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Inteligjenca artificiale mund ta dëmtojë shëndetin e miliona njerëzve dhe të paraqesë rrezik ekzistencial ndaj njerëzimit, sipas mjekëve dhe ekspertëve të shëndetit publik, të cilët kanë bërë thirrje që të ndërpritet zhvillimi i inteligjencës së përgjithshme artificiale derisa kjo fushë të rregullohet.

Inteligjenca artificiale e ka potencialin për ta revolucionarizuar kujdesin shëndetësor përmes përmirësimit të diagnozave të sëmundjeve, gjetjes së mënyrave më të mira për trajtimin e pacientëve dhe zgjerimin e kujdesit te më shumë njerëz, raporton gazeta “The Guardian”.

Megjithatë, zhvillimi i inteligjencës artificiale e ka edhe potencialin për të prodhuar ndikim negativ shëndetësor, sipas profesionistëve shëndetësorë nga Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara, Australia, Kosta Rika dhe Malajzia, të cilët kanë shkruar në revistën “BMJ Global Health”.

Rreziqet e lidhura me mjekësinë dhe kujdesin shëndetësor “i përfshijnë potencialin që gabimet e inteligjencës artificiale për t’i shkaktojnë dëm pacientit, çështjet me privatësinë dhe sigurinë e të dhënave dhe përdorimin e inteligjencës artificiale në mënyra që do t’i përkeqësojnë pabarazitë shoqërore dhe shëndetësore”, thanë këta profesionistë.

Sipas tyre, një shembull i dëmit është përdorimi i oksimetrit me inteligjencë artificiale përmes të rrahurave, i cili e ka mbivlerësuar nivelin e oksigjenit në gjak te pacientët me lëkurë me ngjyrë më të errët, duke rezultuar në nëntrajtimin e hipoksisë së tyre.

Për më tepër, ata paralajmëruan për rreziqe më të gjera globale nga inteligjenca artificiale ndaj shëndetit njerëzor dhe madje ndaj vetë ekzistencës njerëzore.

Inteligjenca artificiale do të mund të dëmtonte miliona njerëz përmes përcaktuesve shoqërorë të shëndetit përmes kontrollimit dhe manipulimit të njerëzve, përmes përdorimit të armëve vdekjeprurëse vetëvepruese dhe përmes efekteve në shëndetin mendor nga papunësia masive, nëse sistemet e mbështetura në inteligjencë artificiale zëvendësojnë numër të madh të punëtorëve.

Lajme të ngjashme