"E nisi dhe e bitisi ditën me këtë gjë": Putini shfaqet në intervistë televizive, ripërsërit përkushtimin për luftën në Ukrainë - NACIONALE

"E nisi dhe e bitisi ditën me këtë gjë": Putini shfaqet në intervistë televizive, ripërsërit përkushtimin për luftën në Ukrainë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Federatës ruse, Vladimir Putin, është shfaqur në televizionin shtetëror rus për herë të parë prej që rebelimi i armatosur nga Wagneri kërcënoi t’ia rrëzonte regjimin, megjithëse komentet duket të jenë regjistruara para zhvillimeve të djeshme.

Putini në këtë adresim përsëriti përkushtimin e tij për luftën në Ukrainë, duke e quajtur “operacionin special ushtarak” si prioritetin kryesor.

Sipas Reutersit, ai ka thënë se “e nis dhe e bitis ditën me këtë gjë”.

Ai po ashtu u shpreh se ishte në “kontakt konstant” me zyrtarët e ministrisë së mbrojtjes, përcjell The Guardian.

Sipas Sky ndërkohë, Putin ka thënë që ka “besim” se do të realizohen të gjitha planet dhe “detyrat” në lidhje me atë që ende e quan si operacion special ushtarak në Ukrainë.

Komentet në intervistën me korrespondentin e Kremlinit Pavel Zarubin u transmetuan nga televizioni shtetëror Rossiya. Intervista e plotë pritet të transmetohet sot gjatë ditës.

Çka tjetër?

Presidenti Putin pritet të marrë pjesë në një takim të rregullt të këshillit të sigurisë javën tjetër.

Ish-kryeministri rus Mihail Kasyanov ka thënë që rebelimi i Wagnerit shënon “fillimin e fundit” për Vladimir Putinin.

Kasyanov ishte kryeministër rus prej vitit 2000 deri më 2004, dhe më pas u bë kritik i ashpër i Putinit. Ai u shpreh se presidenti rus ishte në “telashe shumë të mëdha tash.”

Ai u shpreh tutje se priste që lideri i Wagnerit, Yegeny Prigozhin, të shkonte në Afrikë pasi fillimisht udhëtoi për në Bellorusi.

Lajme të ngjashme