E liruara izraelite nga Hamasi: Më thanë se e besonin Kuranin dhe s’do të më lëndonin, kishim mjek
Yocheved Lifschitz, izraelitja 85-vjeçare që ishte marr peng nga Hamasi dhe që u lirua para disa orëve, ka treguar për përvojën e saj në duart e grupit militant. Ajo tha kishte kaluar “nëpër ferr”.
E moshuara tregoi se militantët e armatosur të Hamasit kishin ardhur me motoçikleta dhe e kishin rrëmbyer atë, e kishin futur në Gaza përmes një porte, ndërsa gjatë vozitjes kishte pësuar mavijosje dhe se kishte vështirësi për të marrë frymë, raporton televizioni BBC.
Vajza e të liruarës po i përkthente fjalët e nënës. Ajo tha se rrëmbyesit ia kishin marrë nënës së saj orën e dorës dhe stolitë, përderisa po e transportonin me motoçikletë.
Nëna e saj dhe 24 persona të tjerë ishin dërguar në tunele, për të cilat ajo tha se ishin me tokë të butë e të lagësht.
Kur kishte zbritur nga motoçikleta, izraelitja tha se njerëzit që e kishin përshëndetur se e besonin Kuranin, prandaj nuk do ta lëndonin.
Sipas të moshuarës, në tunele kishte roja, një mjek dhe një punëtor mjekësor për paramjekim.
Një peng, që kishte pësuar lëndime serioze gjatë një aksidenti me motoçikletë rrugës për në Gaza, ishte trajtuar.
E moshuara tha se një punëtor shëndetësor i paramjekimit shkonte që t’i shihte dhe t’u sillte ilaçe, nëse ishte e nevojshme.
Zonja Lifschitz shtoi se Qeveria e Izraelit kishte shpenzuar miliarda për ndërtimin e rrethojës kufitare, por se nuk kishte bërë asgjë për ta ndalur depërtimin e Hamasit në Izrael.
