Dyshohet se vrasësi në Mal të Zi është vrarë nga një bashkëqytetar, jo nga policia
Prokurorja e Malit të Zi Andrijana Nastiq tha për mediat malazeze se dy fëmijë u vranë, gjë që u konfirmua nga shefi i policisë dhe informacioni i ri është se ka dyshime se vrasësi është vrarë nga një bashkëqytetar, dhe jo nga policia, siç raportojnë mediat.
Konfirmimi zyrtar është ende në pritje. Siç konfirmoi policia sonte, Vuk Boriloviq vrau një grua që jetonte me të si banore dhe dy fëmijët e saj. Ata ishin tetë dhe 11 vjeç.
“Sipas rrethanave të njohura, sot rreth orës 15:30, një tridhjetë e katër vjeçar nga Cetinja, VB, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një familjeje, anëtarët e së cilës kanë qenë banues në banesat e shtëpisë së tij si qiramarrës në vendbanimin Medovina. Me atë rast, ai duke përdorur armën e zjarrit – pushkë gjuetie, ka marrë jetën e dy fëmijëve, njëri tetë dhe tjetri njëmbëdhjetë vjeç dhe ka plagosur nënën e tyre, e cila iu nënshtrua plagëve të marra në një institucion mjekësor dhe me të njëjtën armë zjarri ka qëlluar banorët e tjerë, duke vrarë shtatë të tjerë dhe duke plagosur gjashtë”, tha shefi i policisë malazeze Zoran Brđanin, transmeton RTCG.
“Me kërkesë të qytetarëve, në vendin e ngjarjes janë dërguar zyrtarë policorë, gjatë të cilit nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i plagosur rëndë një punonjës policie. Për momentin nuk dihet se çfarë e ka shtyrë VB-në të kryejë një akt kaq të shëmtuar, gjatë të cilën ai vetë e humbi jetën”, shtoi ai.
Brđanin thotë se rrethanat e gjithë ngjarjes, përfshirë edhe marrjen e jetës së Vuk Boriloviqit, janë ende duke u përcaktuar dhe se opinioni do të njoftohet me kohë për të gjitha detajet. /Nacionale/