Dy anije të mëdha përplasen në ujërat e Gjermanisë: Dyshohet se njëra është fundosur, zhduken disa persona - NACIONALE

Dy anije të mëdha përplasen në ujërat e Gjermanisë: Dyshohet se njëra është fundosur, zhduken disa persona

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Disa persona janë zhdukur, pasi dy anije mallrash u përplasën mes vete afër ishullit gjerman, Heligoland, i cili ndodhet në Detin e Veriut, tha të martën komanda qendrore për emergjenca detare.

Anijet “Polesie” dhe “Verity” u përplasën rreth orës 3 të mëngjesit, rreth 22 kilometra në jugperëndim të këtij ishulli, me gjasë duke e shkaktuar fundosjen e anijes “Verity”, thuhet në deklaratën e komandës qendrore, raporton agjencia “Reuters”.

Një person u shpëtua nga uji dhe ishte duke pranuar trajtim mjekësor, ndërsa disa të tjerë ende ishin të zhdukur, njoftoi komanda gjermane.

Në operacionin e shpëtimit janë përfshirë një anije shpëtimi, barka të policisë, një aeroplan me sensorë e një helikopterë, mes barkash të tjera.

Sipas autoriteteve, anija “Polesie”, që ishte duke bartur 22 pasagjerë, ndodhet ende mbi ujë.

Anija “Verity” ishte duke lundruar nga Bremeni për në qytezën angleze, Immingham, ndërsa anija “Polesie” ishte duke lundruar nga Hamburgu për në La Coruna të Spanjës.

Lajme të ngjashme