Dokumenti i rrjedhur: Në Ukrainë ka forca speciale perëndimore, më së shumti britanike - NACIONALE

Dokumenti i rrjedhur: Në Ukrainë ka forca speciale perëndimore, më së shumti britanike

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Britania e Madhe është në mesin e disa shteteve që kanë forca speciale ushtarake duke operuar brenda Ukrainës, sipas njërin prej dhjetëra dokumenteve që kanë rrjedhur në internet.

Kjo gjë e vërteton atë që ka qenë pjesë e spekulimeve të heshtura për më shumë se një vit, raporton televizioni BBC.

Sipas dokumentit të datës 23 mars, Mbretëria e Bashkuar e ka grupin më të madh të forcave speciale në Ukrainë (50), ndërsa pas saj radhiten Letonia me 17, Franca me 15 pjesëtarë, Shtetet e Bashkuara me 14 dhe Holanda vetëm me një.

Në dokument nuk tregohet se ku ndodhen këto forca ose çfarë janë duke bërë.

Numri i personelit mund të jetë i vogël dhe pa dyshim se do të luhatet, por forcat speciale për nga natyra janë shumë efektive. Prania e tyre në Ukrainë ka gjasë që të shfrytëzohet nga Moska, e cila ka argumentuar se nuk është duke u ballafaquar vetëm me Ukrainën, por edhe me NATO-n.

Në linjë me politikën standarde për çështje të tilla. Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar nuk ka komentuar, por të martën tha se rrjedhja e të dhënave të pretenduara si të klasifikuara ka treguar për një “nivel serioz të pasaktësisë”.

Forcat speciale britanike përbëhen nga disa njësi elite ushtarake, me ekspertizë në fusha të caktuara, dhe vlerësohen si ndër forcat më të shkathëta në botë.

Lajme të ngjashme