Dokumentari i gruas së Trumpit i tejkalon parashikimet për fitime pavarësisht kritikave - NACIONALE

Dokumentari i gruas së Trumpit i tejkalon parashikimet për fitime pavarësisht kritikave

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Dokumentari i ri i zonjës së parë të Shteteve të Bashkuara, Melania Trump, i tejkaloi pritjet për fitime financiare, duke arkëtuar më shumë se 7 milionë dollarë në kinematë amerikane gjatë fundjavës hapëse.

Ky dokumentar thuhet se është bërë më i shtrenjti, pasi kompania “Amazon” shpenzoi 40 milionë dollarë për të drejtat e transmetimit dhe 35 milionë dollarë shtesë për reklamimin e tij, raporton televizioni BBC.

Pritej që dokumentari të grumbullonte rreth 5 milionë dollarë në fundjavën e tij të parë, por shifrat e vërteta janë “fillim i madh për dokumentarin”, sipas mediumit “Variety”, ndërsa “Hollywood Reporter” tha se “askush s’e priti këtë”.

“Melania: 20 Ditë drejt Historisë” u premton shikuesve një pamje më intime të jetës së zonjës së parë në ditët para rikthimit të bashkëshortit të saj në pushtet në Shtëpinë e Bardhë në janarin e vitit 2025.

Melania ka pretenduar se dokumentari “është dashur nga të gjithë”, duke cituar një vlerësim në “CinemaScore” përmes një sondazhi ku kanë marrë pjesë personat që e kanë parë.

Dokumentari gjithashtu mori vlerësim shumë të lartë prej 99 për qind në “Rotten Tomatoes”, por kritikët e vlerësuan me vetëm 10 për qind.

Lajme të ngjashme