Dimri po vjen - Putini shpreson për mot të ftohtë, por parashikimi ofron një fije shprese për ukrainasit
Parashikuesit e motit parashikojnë një dimër më të butë se zakonisht për Ukrainën, duke ofruar një fije shprese për ukrainasit që përballen me ndërprerje të energjisë pas sulmeve ruse ndaj termocentraleve.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha në fillim të kësaj jave se gati një e treta e termocentraleve të Ukrainës ishin shkatërruar që nga 10 tetori dhe se vendi po përballej me ndërprerje të energjisë elektrike gjatë riparimeve.
Dimrat janë shpesh të gjatë dhe të ashpër në Ukrainë, por instituti shtetëror hidrometeorologjik sugjeron se temperaturat mund të jenë pak mbi mesataren këtë dimër.
"Temperatura mesatare e dimrit pritet të jetë një deri në dy gradë celsius mbi normalen. Mundësia e periudhave të gjata të motit shumë të ftohtë me një temperaturë minimale prej minus 25 deri në 30 gradë Celsius në Ukrainë është shumë e ulët", thuhet në Facebook.
“Më e mundshme është një ftohje e konsiderueshme afatshkurtër që do të zgjasë nga një deri në pesë ditë, kur temperatura minimale gjatë natës do të jetë nga minus 15 në minus 20 gradë Celsius”, thuhet tutje në njoftim.
Drejtori ekzekutiv i kompanisë ukrainase energjetike Naftogaz tha se Ukraina ka një sasi të konsiderueshme gazi në ruajtje, por do të nevojiten importe shtesë për shkak të problemeve në sektorin e energjisë elektrike. /Nacionale/