‘Diçka shkoi keq’: Pse sanksionet e BE-së nuk ia lanë shenjë Putinit?
Presidenti rus Vladimir Putin, e ka thuajse të garantuar që ta fitojë edhe një mandat për gjashtë vjet në karrigen ku edhe është, atë të Presidentit rus. Shumë prej kundërshtarëve të tij, prapa grilave, në ekzil apo të vdekur, e patën një zë: që Bashkimi Evropian duhet të rris përpjekjet për ta goditur Moskën ‘aty ku i dhemb më së shumti’.
Kritikët e presidentit rus, Vladimir Putin, thonë se BE-ja duhet të bëjë më shumë që ta zhbëjë elitën që është në fuqi, në Rusi.
Vetëm kështu, thonë ata, mund të duken shenjat që presidenti rus, ta bëj ndonjë vend ‘në dhomën e pushtetit’ për ndonjë nga figurat opozitare, në karrigen ku është ulur tash e 25 vjet më parë.
Pavarësisht se Bashkimi Evropian ka vendosur sanksione ndaj autoriteteve ruse për shkak të invazionit në shkallë të plotë që Rusia bëri në Ukrainë, zgjedhjet do t’ia sigurojnë Putinit sërish fitore.
Pavarësisht sanksioneve, elita ruse po bëhet edhe më e pasur, Rusia ka vazhduar të shesë gazin me një çmim shumë të lartë, ushtria e Moskës ka siguruar teknologji ushtarake nëpërmjet aleatëve të saj dhe zëri kundërshtues më i fuqishëm i Putinit, Alexey Navalny, u shua pëgjithmonë muajin e kaluar kur ai vdiq në një nga qelitë që po mbahej në Rusi.
“Rusia mund të jetë vendi më i sanksionuar në botë, por ‘ndodhën shumë gabime’ në masat restriktive që u vendosën nga aleatët perëndimorë”, thotë për Euronews politikani dhe lideri opozitar rus, Dmitry Gudkov.
Ai thotë se ‘sanksionet ka qenë profitabile për vetë Putinin, por të dëmshme për rusët e zakonshëm’.
“Zyrtarët evropianë, tashmë e kanë kuptuar se diçka ka shkuar keq’, shton ai.

(Foto: Dmitry Gudkov, në Dumën Ruse, 2015)
Muajin e kaluar, një gjykatë në Rusi, ia ndaloi kandidaturën në zgjedhje, Boris Nadezhdinit, një prej kundërshtuesve më të mëdhenj të luftës në Ukrainë.
Gudkov, i cili është lider i opozitës ‘Partia e Ndryshimeve’, ishte në ekzil në Ukrainë në vitin 2021 pasi u ndalua – e më pas u lirua – për atë që ai e quan një ‘rast kriminal dhe të rremë kundër tij”.
Një gjykatë në Moskë, lëshoi një urdhër arrest në shkurt të këtij viti kundër tij, nën akuzat se ka ‘shpërndarë informacione të rreme për ushtrinë ruse’.
Për disidentët rusë, legjitimiteti i Putinit asnjëherë nuk guxon të vihet në pikpyetje.
Si dështoi Perëndimi të implementonte sanksionet në mënyrë efektive?
Sipas Rasa Jukneviciene, anëtare e Parlamentit Evropian nga Lituania, Bashkimi Evropian nuk e ka një ‘strukturë efektive’ në mënyrë që të implementojë sanksione ndaj Rusisë ‘në formën e duhur’.
27 vendet e BE-së, vendosën edhe paketën e 13-të me sanksione kundër Rusisë muajin e kaluar, që kanë të bëjnë kryesisht me teknologjinë ushtarake ruse.
“Por liderët perëndimorë” thotë Jukneviciene, “sikur janë të frikësuar që ta dënojnë Putinin, ta rrëzojnë regjimin e tij dhe të ofrojnë ndihmat e nevojshme për Ukrainën”.
Navalny’s murder should mobilize us in a common struggle for freedom.
— Rasa Juknevičienė (@RJukneviciene) February 28, 2024
The most important thing today is not to be afraid of fully defeating Putin and helping Ukraine win.
Just like Navalny was not afraid, just like Ukrainians are not afraid. @EPPGroup pic.twitter.com/e3z4biectl
Një e dhënë interesante na del nga Forbes, ku sipas prestigjiozes, 110 miliarderë vijnë nga Rusia, 22 më shumë sesa në vitin e paraprak.
Duke folur para ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian në shkurt, e veja e Alexey Navalny, Yulia, tha se ‘sanksionet e vendosura ndaj Rusisë, nuk e kanë targetuar elitën ruse mjaftueshëm’.
Ajo tha se ‘ata (elita ruse) kanë transferuar pasuritë e tyre te familjarët dhe te miqtë e tyre, në mënyrë që t’i shmangen sanksioneve ose ngrirjes së aseteve’.
“Miqtë e Putinit, thjeshtë po qeshin me ju”, tha Navalnaya.
17 марта. Полдень. За Навального. pic.twitter.com/9fxFxt0NOY
— Yulia Navalnaya (@yulia_navalnaya) March 6, 2024
Si mund ta ndihmojë Bashkimi Evropiën opozitën ruse?
“Ajo që po shohim është se sanksionet nuk po e kryejnë punën e tyre dhe kjo është e dukshme edhe për Perëndimin”, thotë disidentja ruse, Anastasia Shevchenko.

(Foto: Anastasya Shevchenko)
Megjithëse ajo beson që ideja e sanksioneve në përgjithësi mund të jetë efektive, ajo shton se ‘aleatët kanë ende shumë punë për të bërë”, në mënyrë “që të lënë shenja te Putini”.
Shevchenko ishte njeriu i parë i persektuar në Rusi nën arsyetimin e Kremlinit për ‘organizime të padëshirueshme”. Derisa ishte arrestuar, vajza e saj e madhe, Alina, u sëmur. Autoritetet ruse, e patën lejuar Anastasian, ta shihte vajzën e saj, vetëm pak orë para se ajo të vdiste.
Sipas Shevchenkos, një nga gjërat më të rëndësishme që mund ta bëjnë zyrtarët evropianë pas zgjedhjeve në Rusi, është që ‘ta shpallin regjimin e Putinit si jolegjitim”.
“Kjo është një pikë kyçe për ne”, thotë ajo.
Në zgjedhjet e vitit 2018, vende si Shtetet e Bashkuara, Hungaria dhe Izraeli, përgëzuan Putinin për rizgjedhjen e tij. Franca dhe Gjermania njohën fitoren e tij, por iu referuan vetëm me fjalën “urime’.
Disidentët rusë, kanë nevojë edhe për mbështetjen e Perëndimit për rusët që janë arratisur nga regjimi.
Dimitri Androssow, një prej kritikëve të Putinit, aktualisht jeton në Berlin.
Ai thitë se disa prej programeve dhe mundësive të tjera që ishin nëpër gjithë botën, janë mbyllur për rusët.
Një nga to, ishte një praktikë në Bundestagun Gjerman, që thotë se “e ndihmoi shumë në karrierë’, por tani kjo mundësi është mbyllur ‘në valën e restriksioneve/ ndalesave që kanë vendosur vende të ndryshme për të gjithë qytetarët rusë’ për shkak të luftës në Ukrainë.
“Perëndimi duhet ta kthejë paksa vëmendjen ndaj atyre që kanë treguar ndonjë shenjë se janë kundër këtij regjimi”, thotë Anrsossow.
“Kjo është e ardhmja jonë. Ky është shansi që ta demokratzojmë Rusinë tonë. Janë këta njerëz që kanë guximin dhe nuk kanë frikë të flasin për këtë”, thotë ai.
Androssow është anëtar i Partisë Populluore për Lirinë e Rusisë. Ai e la vendin në vitin 2022 për shkak të persekutimit politik në Rusi.
Për të gjithë këta kritik e disidentë të regjimit të Putinit, ‘edhe përfshirja e tyre në hartimin e sanksioneve ndaj Putinit me shokë, do të ishtë gjë e duhur’.
“Askush nuk e njeh Putinin më mirë se ne. Askush nuk e njeh vendin tonë më mirë se ne. Askush nuk e njeh elitën dhe shoqërinë civile në Rusi më mirë se ne. Por, fatkeqësisht, përvoja jonë nuk është se është marrë në konsideratë nga disa përpilues sanksionesh”, thotë Dmitry Gudkov.