Dhia me fat merr famë nga veshët e gjatë, fermeri "i frynë" për ta mbrojtur nga "syri i keq"
Simba, një dhi nga Karaçi, Pakistan është bërë e njohur për veshët e saj, secili i gjatë nga 54 centimetra.
Por, tani duket se kohët kanë ndryshuar, pasi në vend të talljes dhia është bërë një yll global duke fituar konkurse bukurie që i kanë sjellë një ekzistencë të përkëdhelur.
Fermeri i Simbas, Mohammad Hasan Narejo, ka thënë për agjencinë e lajmeve AFP, se ai ishte shumë afër për ta regjistruar dhinë në Rekordet Botërore të Guinness si, “kafshën me veshët më të gjatë të të gjitha kohërave.”

Aktualisht nuk duket se ekziston ndonjë kategori për "dhinë me veshët më të gjatë", kështu që është e paqartë nëse veshët e Simba-s janë me të vërtetë rekord. Por më të gjatët në botë ose jo, dhia tashmë është një personazh i njohur në rrjetet sociale në Pakistan pasi fotot e veshëve të saj të mrekullueshëm janë duke qarkulluar gjithandej.
E pëveç se Simba është bërë një yll, lindja me tipare kaq të bukura ka edhe sfidat e veta unike.
Narejo ka thënë se ka frikë nga rivalët e tij dhe vëmendja e padëshiruar ndaj Simbas, ai është shprehur se “recitoj vargje kuranore për ta mbrojtur Simbën nga syri i keq”.
Megjithatë, planet e fermerit për Simban janë shumë ambicioze, ai dëshiron që ajo të rritet për të promovuar imazhin e Pakistanit si një lider botëror në mbarështimin e dhive.