Del videoja ku një militant gjuan për së afërmi në festivalin e Izraelit - NACIONALE

Del videoja ku një militant gjuan për së afërmi në festivalin e Izraelit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Militantët e Gazës, të cilët sulmuan një festival muzikor në jug të Izraelit, i qëlluan pjesëmarrësit nga afërsia, pastaj i plaçkitën gjësendet e tyre, sipas një videoje të vërtetuar nga televizioni CNN.

Videoja filloi të qarkullonte më rrjete sociale të dielën dhe – bashkë me pamje të tjera të rrëmbimit të njerëzve në organizimin e njëjtë – është analizuar nga familjet e tmerruara, të cilat po presin lajme për të dashurit e tyre që janë zhdukur që nga fillimi i sulmeve.

Zyrtarët izraelitë numëruan të paktën 260 trupa afër vendit të festivalit “Nova”, afër qytetit Re’im, ku më parë ishin shfaqur pamje të pjesëmarrësve duke vallëzuar në shkretëtirë të shtunën në mëngjes.

Disa të mbijetuar janë në mesin e mbi 100 pengjeve që grupi Hamas pretendon se është duke i mbajtur në Gaza, sipas miqve dhe anëtarëve të familjeve që i kanë parë ata në video të publikuara në rrjete sociale, raporton televizioni CNN.

Pamjet e siguruara nga televizioni CNN e që janë incizuar nga një kamerë e vendosur brenda një veture tregojnë një pjesë të tmerrin në kohën e sulmit.

Videoja nuk ka zë, por një militant shihet duke bërtitur, pastaj duke ia drejtuar armën e gjatë një burri që ishte fshehur pranë veturës. Nuk është e qartë nëse personi i armatosur kishte shkrepur të shtëna paralajmëruese ose nëse e kishte qëlluar civilin, i cili më pas shihet duke u larguar. Gjendja e tij nuk dihet.

Për ta parë videon, klikoni KËTU.

Lajme të ngjashme