Del pamja dramatike, kur një raketë bie në autostradën plot vetura në Izrael
Në një video të incizuar nga një veturë në lëvizje shihet momenti kur një raketë e goditi drejtpërdrejt autostradën “Route 4” në Izrael.
Kjo raketë ra të martën afër qytetit bregdetar izraelit, Ashdod, raporton gazeta “The Times of Israel”.
Nuk është e qartë nëse në atë kohë ishin aktivizuar sirenat e alarmit për sulme ajrore, sepse ato zakonisht lëshohen vetëm kur një predhë është duke lëvizur drejt zonave të banuara.
Ekipet mjekësore thanë se tre persona pësuan lëndime të lehta nga copëzat e xhamave, ndërsa duket se vozitësit dhe pasagjerët që ndodheshin në veturat afër vendit të shpërthimit kanë shpëtuar mrekullisht.
Dashcam footage shows a rocket impact on the Route 4 highway near Ashdod yesterday. Three people were lightly hurt. pic.twitter.com/u7m950Hy8L
— Emanuel (Mannie) Fabian (@manniefabian) November 1, 2023
