Danezët nisin peticionin satirik për ta blerë Kaliforninë, merr mbi 200 mijë nënshkrime
Një peticion satirik që gjoja synon grumbullimin e një trilion dollarëve për ta lejuar Danimarkën që ta blejë Kaliforninë, ka marrë mbi 200 mijë nënshkrime.
CNN raporton se peticioni vjen pasi presidenti amerikan, Donald Trump shprehu interesimin e tij për të marrë nën kontroll Grenlandën, një territor gjysëm autonom danez.
“A keni shikuar ndonjëherë një hartë dhe keni menduar, ‘A e dini se çfarë i nevojitet Danimarkës? Më shumë rreze dielle, palma, dhe patina me rrota’. Epo, e kemi mundësinë që vjen një herë në jetë për ta bërë këtë ëndërr realitet” – thuhet në peticion, transmeton Nacionale.
“Le ta blejmë Kaliforninë nga Donald Trumpi! Po e dëgjuat mirë, Kalifornia mund të jetë e jona, dhe na nevojitet ndihma juaj që ta bëjmë këtë realitet”.
Trump, i cili mori pozitën e tij si president i ShBA-së më 20 janar, e ka përshkruar kontrollin e ShBA-së ndaj Grenlandës si një “nevojë absolute”.
Zyrtarët në Grenlandë dhe Danimarkë kanë kundërshtuar synimin e Trumpit – edhe pse disa zyrtarë danezë i kanë thënë mediumit se frikësohen që presidenti amerikan tash është më serioz rreth kësaj ideje, se sa kur e tha gjatë mandatit të tij të parë.
Pavarësisht këtyre kundërshtimeve, debati mbi të ardhmen e Grenlandës është ndezur nga spekulimet në rritje mbi lëvizjen e saj për pavarësi.
Në fjalimin e tij të Vitit të Ri, kryeministri i Grenlandës tha se ishulli duhet të çlirohet nga "pranga t e kolonializmit" - megjithëse aty nuk përmendi Shtetet e Bashkuara të Amerikës.