CIA: Putini është plotësisht i shëndetshëm - çfarë dijmë realisht për gjendjen e tij?
Përkundër thashethemeve se presidenti rus mund të jetë i sëmurë, drejtori i CIA-s Bill Burns ka deklaruar se Vladimir Putin është “krejtësisht i shëndetshëm”.
I pyetur drejtpërdrejt nëse Putini ishte i sëmurë apo në një gjendje jo stabile, ai tha: "Ka shumë thashetheme për shëndetin e presidentit Putin, por me sa mund të themi ne, ai është plotësisht i shëndetshëm".
Pra, çfarë duhet të mendojmë lidhur me spekulimet për shëndetin e Putinit?
Gjuha e trupit, të folurit dhe ecja e presidentit rus janë shqyrtuar pa pushim. E sa herë që Putini është zhdukur nga opinion publik për pak ditë apo ka bërë ndonjë gabim të vogël kjo ka shkaktuar një raund spekulimesh intensive për mirëqenien e tij fizike.
CNN shkruan se, Kremlini ka punuar shumë për të krijuar një atmosferë rreth Putinit si i vetmi zgjidhës i problemeve të vendit: Ai organizon një shfaqje të përvitshme dhe gjatë dy dekadave e ka konsoliduar pushtetin duke ndërtuar një sistem që drejtohet nga tekat dhe fiksime e tij (rasti i fundit; pushtimi i Ukrainës)
Pra, pa një pasardhës të Putinit, Rusia është gjithmonë afër një krize politike të plotë. E sa i përket shëndetit të tij, Kremlini çdo herë vetëm është tallur me çdo spekulim të dalë.
Ditën e enjte, zëdhënësi Dmitry Peskov tha se Putini ndihej mirë duke përshkruar thashethemet si “mashtrime”.
Por deklarata e Burns, edhe nëse ai mund ta ketë bërë me shaka, ndoshta tregon shumë më tepër për politikëbërësit perëndimor sesa për aftësitë e Putinit.
Si fillim, kur bëhet fjalë për liderin e Kremlinit, Burns me komentin e tij pasqyron një element të fortë të një mendimi të dëshiruar, duke sugjeruar se nëse Putini zhduket nga skena botërore mund të zhduken edhe të gjitha krizat më shqetësuese ndërkombëtare.
Pasi, me siguri, vendimi për të pushtuar Ukrainën i takoi një personi: Presidentit rus, i cili duket se është i shtyrë nga leximi i tij i deformuar i historisë dhe nga një dozë ambicie perandorake.
Marrë parasysh që edhe konfrontimi i Rusisë me Perëndimin është nxitur për vite me radhë nga ankesat personale të një personi që është ankuar gjithmonë për rënien e Bashkimit Sovjetik.

Megjithatë, është edhe naive të shpresohet se "Putinizmi" mund të mos jetojë pa Putinin. Pasi, pothuajse gjysmë viti pas pushtimit, humbjet e rënda të Putinit në fushën e betejës nuk kanë shkaktuar ndonjë rezistencë të madhe të këtij projekti në Rusi.
Popullsia ruse – me përjashtim të mijërave që janë arrestuar në protestat kundër luftës – pak a shumë e ka pranuar edhe dhimbjen ekonomike të ardhur nga sanksionet perëndimore ndaj vendit të tyre.
E nëse mund të bazohemi te ankutuesi shtetëror WCIOM, që nga pushtimi i Ukrainës në fakt vlerësimet për Putinin në vend vetëm sa janë rritur.
Komentet e Burns, në kontekst pasqyrojnë atë se sa sfiduese është të kuptosh Putinin, dikë, proceset e vendimarrjes të së cilit janë të panjohura për botën e jashtme.
Burns gjatë fjalës së tij po ashtu vuri në dukje rrethin e ngushtë të këshilltarëve të besuar të Putinit. Ndërsa kujtoi atë që shpesh thuhet nga shumë ukrainas:
Rusët nuk kanë arritur ende të pajtohen realisht me të kaluarën e tyre perandorake sovjetike.
Çdo shpresë për ndryshim është e largët
Nëse mund të besohet shefi i CIA-s, Burns dhe nëse historia është një udhërrëfyes, ka të ngjarë që Putini të vazhdojë në krye derisa të arrijë kulmin e arritur nga Brezhnev.

