Çfarë kishin raportuar mediat e huaja për Klitschkon dhe shqiptarët, që doli të jetë lajm i rremë?
Siç duket ky ishte një lajm i rremë i lëshuar nga mediat ruse.
Gjatë ditës së djeshme shumë media komentuan një deklaratë kinse të lëshuar nga kretari i kryeqytetit Kiev, Vitali Klitschko.
Ish-kampioni i botës në boksin profesionist, sipas mediave, dje i kishte falënderuar shqiptarët dhe Kosovën për mbështetjen që po ia japin Ukrainës në luftën kundër Rusisë.
Klitschko thuhet se kishte folur për mediumin zviceran “Le Canton27.ch”, ku ai bëri një paralele të luftës që e kishte përjetuar Kosova me atë që po zhvillohet tash në Ukrainë,
“Ne kemi dëgjuar se ju shqiptarët, njëjtë si ne ukrainasit, njerëz të paqes, që e duan lirinë, e kemi një histori të njëjtë. Sot ne po luftojmë kundër regjimit rus, i cili po mundohet ta pushtojë Ukrainën, njëjtë si ju një kohë që ishit të okupuar nga Serbia. Ne do të jemi të lirë dhe të çliruar, njëjtë si ju. Faleminderit Kosovë, faleminderit shqiptarë”, ka thënë Klitschko.
Madje ky lajm kishte arritur që të nxiste shumë reagime në Serbi.
Ishte ministri i Brendshëm serb, Aleksandar Vulin, i cili i cili kishte reaguar menjëherë pas kësaj deklarate kinse të lëshuar nga Klitschko.
“Nëse Klitschko do të dinte diçka për historinë, do ta dinte se Kosova është pjesë e Serbisë”, tha ministri i Brendshëm serb, Aleksandar Vulin.
Por doli që ky ishte një lajm i pavërtetë. Ishte vet Klitschko që ka reaguar për këtë lajm në llogarinë e tij në Instagram.
Ai ka thënë se ky lajm është lajm i pavërtetë dhe se ai kurrë nuk ka folur për shqiptarët.
“Disa media të huaja online, përfshirë ato ruse, kanë shpërndarë një ‘deklaratë’ timen rreth Serbisë dhe Shqipërisë. Nuk e kam thënë unë”, shkroi ai.

“Më vjen shumë mirë që takoj për herë të parë një gazetar shqiptar, një rast i mirë për t’ju përcjell një mesazh juve, popullit shqiptar në Ballkan. Kemi dëgjuar e lexuar se edhe ju shqiptarët si ne ukrainasit jeni njerëz të paqes, liridashës, por edhe luftarakë që e do nevoja, që na e imponon ndokush. Ne sot po luftojmë kundër regjimit rus që po tenton të okupojë vendin tonë, Ukrainën që mëse 100 ditë, sikur ju që ishit dikur të okupuar nga Serbia…”, ishte deklarata e Klitchko e publikuar nga Le Canton 27.ch.
Kujtojmë se prej se kur ka filluar lufta në Ukrainë, mediat ruse kanë qenë shumë aktive në shpërndarjen e lajmeve "fake", prandaj është raportuar shumë herë që të ketë shumë kujdes, madje edhe mediat amerikane e kanë pasur një artikull për këtë. /Nacionale/